Policia greke ka asgjësuar një parcelë me kanabis në një zonë pyjore në qytezën Inoi, rreth 50 km në veri të Athinës. Në pranga ka rënë një shtetas shqiptar i moshës 50 vjeç, që sipas policisë është përgjegjës për organizimin dhe kultivimin.
Sipas njoftimit zyrtar zbulimi u arrit pas marrjes së informacioneve dhe analizimit të hartave topografike, pasi parcela ndodhej në një zonë malore dhe të vështirë për t’u arritur. Në total u asgjësuan 930 fidanë kanabis, me gjatësi, nga 10 – 95 centimetra. I arrestuari është dërguar në prokurorinë e Athinës ku do të merret në pyetje. /ABC news Albania 24/7
![](https://i.ytimg.com/vi/2K22Ph7WHJ4/maxresdefault.jpg)