Kastro Zizo njihet si një artist sfidues dhe e ka prekur skenën e ekranit në forma të ndryshme, si këngëtar, moderator dhe së fundmi si kërcimtar. Ai është një nga konkurrentët e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania” në Tv Klan.
Edhe pse nga juria ai asnjëherë nuk ka marrë 10 pikë, këtë të hënë pati një suprizë për të. Kastro mori plot 30 pikë nga ai që u prezantua si anëtari i 4 i jurisë, që s’ishte askush tjetër veç djalit të madh të këngëtarit, i cili e ka emrin Dankan.
Alketa Vejsiu: Djali i parë i Kastros, se Kastro ka tre fëmijë, ka ditëlindjen sot.
Kastro Zizo: Unë nuk dua ta zgjasë shumë...
Alketa Vejsiu: Jo, mos e zgjat se kam hallin e djalit tani, nuk kam merakun tënd. Dua të tregoj diçka të bukur tani...
“Përshëndetje! Jam anëtari i katërti jurisë dhe sonte dua ti jap Kastros 10 pikë si artistë, 10 pikë si babai im i dashur dhe 10 pikë si shoku im më i mirë. Jam krenar që jam djali yt. Të dua shumë dhe shpresoj të festojmë bashkë së shpejti”, tha në një video për spektaklin Dankan, djali që e ka bërë baba Kastro Zizon që kur ky ishte 22 vjeç.
Alketa Vejsiu: Ky është djali që të ka bërë baba për herë të parë në moshën?
Kastro Zizo: Unë isha vetëm 22 vjeç
Alketa Vejsiu: 22 vjeç baba Kastro!
Ermal Mamaqi: E dimë se jemi rritur me Kastron, ja njohim jetën e mrekullueshme.
Kastro Zizo: Dankan edhe 100 babi! Të do babi. Suksese në jetë!/tvklan.al
#DanceAlbania Talent show me 10 Yje VIP Shqiptare: garë, emocione, kërcime, juri, show, ritme, ngjyra, kostumografi, adrenalinë.
Formati më i famshëm i kërcimit në Shqipëri nga Vera Grabocka & Alketa Vejsiu në #TvKlan.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!