Bujqësia, duhani dhe pijet kanë vijuar trendin e rritjes së eksporteve edhe gjatë muajit Qershor të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e dytë të grupmallrave me kontributin më të lartë në ekonomi. Sipas të dhënave të INSTAT, ky grup ishte i vetmi që vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve, me rritje prej 42.6%. Rritja e eksporteve bujqësore vjen edhe për shkak të politikave mbështetëse dhe nga rritja e prodhimit vendas, por dhe përmirësimi i standardeve të produkteve bujqesore.
Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, ky grup mbetet i katërti më i madh me 13% të totalit, nga 10% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa trendi i rritjes për “prodhimet bujqësore, ushqimet, pijet dhe duhanin” nuk është ndalur që prej fillimit të vitit, ku në Maj sektori iu rikthye rritjes së shpejtë duke u zgjeruar me 24.6%.
Ndër të tjera, në raportin e INSTAT nënvizohet se shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e parë të 2023 me vendet e BE-së zënë 59.3% të te gjithë tregtisë. Ndërsa në periudhën Janar-Qershor të këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74.1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.4%. Shtetet kryesore sa i përket shkëmbimeve tregtare janë Italia me 30.2%, Kina 7.6%, 7% Turqia dhe Greqia me 6.8%.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/2MwNS8jAthA/maxresdefault.jpg)