Foshnja siriane, nëna e të cilës e lindi nën rrënojat e shtëpisë së tyre të shembur nga tërmeti, tani ka një emër. Ajo është quajtur Aya, që në arabisht do të thotë Mrekulli, një emër ky që i shkon shumë për shtat një bebeje që e nisi jetën e bllokuar nën disa shtresa betoni. Emrin asaj ia ka vendosur doktori Khalid Attiag, drejtues i spitalit të fëmijëve të Afrinit, në Aleppo të Sirisë.
Ajo është një nga jetimët e shumtë të tërmetit të së hënës.
Tërmeti që ndodhi para agimit rrëzoi mijëra ndërtesa ndërsa njerëzit ishin ende në gjymë, ndaj familje të tëra u shuan. Në pjesën më të madhe të rasteve, janë të afërmit ata që marrin nën kujdes fëmijët e mbetur pa prindër – shpjegojnë doktorët, por ata të afërm po përballen po ashtu edhe me probleme të tjera e mund të kenë humbur edhe ata shumë familjarë. Në rastin e Aya-s, xhaxhai i babait të saj do ta marrë atë sapo të dalë nga spitali, por ndërkohë, janë me mijëra njerëz që kanë kërkuar ta adoptojnë foshnjën.
Por, doktori Attiah, që po ashtu ka një vajzë të vogël, thotë se nuk do të lejojë askënd ta adoptojë deri sa familjarët e saj të kthehen. “Unë, thotë ai – po e trajtoj si të ishte e imja”. Dhe në fakt, ashtu është...bashkëshortja e tij po e ushqen me gji vogëlushen, bashkë me të bijën. Në kaosin që vazhdon pas tërmetit dhe numrin e madh të viktimave dhe të të lënduarve, mjekët thonë se është e pamundur të përcaktojnë se sa fëmijë kanë humbur prindërit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Foshnja#Termeti
![](https://i.ytimg.com/vi/2No7uqiereI/maxresdefault.jpg)