Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka tashmë himnin e saj për në finalet e Europianit. Me titullin “Albania”, Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar këngen zyrtare të Shqipërisë në “Euro 2024”, e krijuar nga reperi nga Kosova Capital T.
Emri i vërtetë i Capital T, është Trim Ademi dhe është djali i Presidentit të Federatës Kosovare të Kosovës Agum Ademi dhe për këtë arsye, Dardania ka vendin e saj në këtë këngë, ashtu sikurse edhe Shkupi.
Ndërkaq, videoklipi është realizuar me pamje nga vendet dhe qytetet më të bukura dhe piktoreske të të gjithë trojeve shqiptare. Kënga zyrtare është edhe një formë mirënjohjeje për të gjithë tifozët kuqezi që ndjekin Kombëtaren në sfidat e saj në mbarë Europën.
Kënga Albania e Capital T do të shoqërojë rrugëtimin e Shqipërisë në Europian si një element frymëzimi për lojtarët dhe tifozët që do të mblidhen në Gjermani nga e gjithë bota.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/2TFZR8c-6ss/maxresdefault.jpg)