Masakrën e të Dielës në Foxhia, Taulant Malaj thotë se e kreu si shpagim për tradhtinë e bashkëshortes së tij Teftës. Përpara hetuesve, ai dha këtë të Hënë, variantin e tij për ngjarjen.
Taulant Malaj: Gruaja ime pranoi se ajo kishte një lidhje me Massimon. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por doja të ndahesha.
45-vjeçari tha përpara hetuesve se kohët e fundit kishte debatuar me bashkëshorten për tradhtinë me fqinjin italian dhe ajo e kishte bindur të qëndronte në shtëpi, ndërsa thotë se kishte zbuluar se Tefta vazhdonte të mbante kontakte me të përmes telefonit.
Ditën e masakrës, sapo 51-vjeçari Massimo De Santis hyri në pallat, ai e goditi 20 herë më thikë për vdekje. Ngjiti shkallët, plagosi me thikë bashkëshorten Tefta, por goditjet me mjetin prerës i morën jetën vajzës 16-vjeçare Xhesika, e cila u hodh për të mbrojtur të ëmën. Djali 5-vjeçar shpëtoi nga vdekja pasi u fsheh prapa divanit.
Bashkëshortes, pretendon se i ka thënë se po e linte gjallë për të provuar dhimbjen që 39-vjeçarja i kishte shkaktuar edhe atij. Fqinjët shprehen të habitur për masakrën pasi thonë se kurrë nuk e kishin dëgjuar çiftin të grindej dhe se shkonin mirë me njëri-tjetrin.
Ndërsa kolegët e punës në një furrë ku kishte 6 muaj që kishte filluar punë, thanë për mediat se Taulanti ishte i përkushtuar ndaj familjes dhe punës dhe punonte edhe jashtë turnit.
Tv Klan
#masakra #itali #foxhia
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!