Këtë të martë në Gjykatën e Elbasanit po mbahet seanca e rradhës ndaj Arbër Paplekaj, autorit të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ndërsa rreth 59 persona janë thirrur si dëshmitarë për ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021.
Organi i akuzës ka kërkuar që në seancën gjyqsore të thirret edhe deputeti i PD Gazmend Bardhi, si person i pranishëm në vendngjarje, në momentin që ndodhi vrasja.
Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e prokurorisë, me argumentin se nëse Bardhi do kisht dijeni do ishte thirrur më herët, për këtë arsye, ai ështëi përjashtuar nga hetimi.
Militanti i Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë më 21 prill të vitit 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, ndërsa 4 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Konkretisht ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndrri i viktimës si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.
Arbër Paplekaj, truproja i Gazment Bardhit, drejtuesit politik i PD në Elbasan në atë kohë, në momentin që ekzekutoi Xhuvanin, ndaloi një makinë që po kalonte rastësisht në zonë duke i drejtuar armën drejtuesit të saj.
Ai i mori automjetin dhe u nis drejt Tiranës ku u drejtua te reparti i Forcave Speciale RENEA dhe hyri në zyrën e Komandantit, të cilit i tregoi se çfarë kishte ndodhur.
Më pas, i shoqëruar nga ai, u dorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe pohoi se qëlloi për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS-së.
Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për “vrasje me dashje në rrethana cilësuese”. Ai rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PjerinXhuvani#TopChannel
Ещё видео!