Ardit Çuni është këngëtar prezantues dhe producent televiziv mjaft i njohur shqiptar. Ai është bërë i njohur me këngë si “Jena Na”, “Je mama”, “Qaj”, si dhe për performancat e tij avangarde në festivale. Veç karrierës si këngëtar, Ardit Çuni ka qenë edhe menaxher i delegacionit shqiptar në Eurovizion.
Për këngëtarin kjo është hera e gjashtë që konkurron në festivalin e Këngës Magjike dhe këtë herë ai premton se do të na suprizojë me këngën e tij “E dije”.
Ardit Gjebrea: Me çfarë do na çudisësh sot?
Ardit Çuni: Mendoj me një tjetër super ide origjinale të krijuar nga Joni Peçi.
Ardit Gjebrea: Mendoja se po bëje autokomplient, se ti i bën vetë zakonisht gjërat. Prandaj po çuditesha!
Ardit Çuni: Jo, do falënderoj pak njerëz këtë vit, se e kam bërë vetë këngën. Ideja është se e Joni Peçit është shumë e bukur dhe mezi po pres ta shikojnë njerëzit. Dhe me një këngë relaksuese më në fund, se ngela duke qarë, ngela duke vuajtur. Edhe kjo është pak vuajtje, por është pak më e lezetshme./tvklan.al
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/2dO_HlP7MAc/mqdefault.jpg)