Në ekzekutimin e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës janë përfshirë gjashtë persona, katër shtetas britanikë, një portugez dhe një shqiptaro-britanik.
Nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale të sipërpërmendura, nga Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, dhe konkretisht: 1.E. H., shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike, 2. R. R. S., shtetas portugez, 3. H. J. S., shtetas britanik, 4.H. B., shtetase britanike, 5.TH. M., shtetas britanik, 6.S. P. H, shtetas britanik,
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha në konferencë për shtyp se vrasja është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ku shtetasi portugez me inicialet R.R.S është ekzekutori, ndërsa të tjerë kanë pasur role të ndara.
Policia thotë se ka prova të mjaftueshme që të provojë akuzat e ngritura ndaj këtyre personave. Mes tyre janë gëzhojat e armës së zjarrit të përdorura, predhat e qëlluara, letërnjoftime, një telefon iPhone dhe prova të tjera filmike, ADN-je dhe shenja gishtërinjsh.
Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes.
Menjëherë pas vrasjes, të gjashtë shtetasit e akuzuar janë larguar nga Shqipëria. Policia thotë se po punon me partnerët ndërkombëtarë për ekzekutimin e urdhër-arresteve të nxjerra për ta nga gjykata e Lezhës.
Akuzat që rëndojnë janë “Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill në ambientet e lokalit të tij. Nga pamjet filmike, ekzekutori ka shkrepur shtatë plumba në kokë dhe gjoks.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Portugez#Shengjin
![](https://i.ytimg.com/vi/2fUpeGI2PBY/mqdefault.jpg)