#oranews
Ish polici Arbër Paplekaj, mbetet i vetmi person në qeli për përplasjen me armë për motive politike me 21 Prill në Elbasan, ku u vra politikani lokal Pjerin Xhuvani, mbështetës i PS.
Gjykata e Apelit Durrës ka rikonfirmuar masat e sigurisë së dhëna nga Gjykata e Elbasanit për ngjarjen e shënuar në kulmin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.
Apeli rrëzoi kërkesën e Paplekajt për të dalë nga qelia me një masë më të lehtë sigurie, sikurse kërkesën e Prokurorisë për të rikthyer në burg 10 personat e tjerë të lënë të lirë nga gjykata e Elbasanit.
9 anëtarët e strukturës së PD për mbrojtjen e Votës, Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, do të hetohen në gjendje të lirë
Ndaj tyre është ngritur akuza “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë” në bashkëpunim.
Po ashtu trupa gjykuese ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Eldjo Bekon, i cili akuzohej për moskallëzim krimi.
Ndërkohë Kelmend Xhaferri mbetet person në kërkim për përplasjen me armë, ku veç Pjerin Xhuvanit që mbeti viktimë, u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç dhe efektivja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.
Ngjarja e 21 prillit në Elbasan rriti edhe tensionin para zgjedhjeve, pasi dy kampet politike hodhën akuza ndaj njëra tjetrës.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë aktivisti i Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur mbetën një efektive policie Xhensila Sota, edhe tre persona të tjerë.
Përplasja me armë ndodhi për shkak të zgjedhjeve. Siç u njoftua asokohe, makinë e shtabit të PS-së është kapur nga Struktura e Mbrojtjes së votës e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës. Pas konstatimit të makinës, është thirrur edhe policia.
Në vendin e ngjarjes mbërriti më pas nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vendngjarje erdhi edhe një automjet me simpatizantë të PS-së.
Në këtë moment ka nisur edhe shkëmbimi i zjarrit mes palëve, por vijon të jetë e paqartë se kush qëlloi i pari. Pak minuta pas ngjarjes u vetë-dorëzua në policia ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ky i fundit ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojte.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/2mr7cjrtWiE/mqdefault.jpg)