Këto janë pamjet kur dy persona ende të paidentifikuar vjedhin një automjet tip Range Rover në zonën e Vorës. Video e siguruar nga Tv Klan është fiksuar nga kamerat e një biznesi, në orët e para të mëngjesit të datës 3 qershor, ku autorëve u duhen më pak se 2 minuta për të kryer vjedhjen e makinës luksoze.
Siç mund ta shihni në këto pamje, ato fillimisht thyejnë xhamin e makinës, e më pas futen brenda dhe në pak sekonda ndezin automjetin. Për të mos u identifikuar nga kamerat në kokë mbajnë maska silikoni. Gjithashtu në duar kanë doreza për të shmangur lënien e gjurmëve.
Pasi futen në automjet, autorët largohen dhe pas tyre në kamerat e sigurisë shihet të lëvizë dhe një automjet tip Audi ngjyrë e bardhë pa targa.
Referuar burimeve kjo makinë ka sjellë hajdutët në vendin ku do kryhej vjedhja. Megjithatë ky nuk është Range Roveri i parë që vidhet në qarkun e Tiranës, po në harkun kohor të një muaji, po në kryeqytet është vjedhur një tjetër makinë e ngjashme.
Dyshimet e policisë janë se autorët janë të njëjtë. Ndonëse nuk është arritur identifikimi i tyre, hetuesit dyshojnë se ata janë pjesë e një grupi hajdutësh profesionistë, të cilët dhe në 2021 kanë vjedhur 7 Range Rover luksozë në vend.
Makinat e vjedhura nga ky grup në pjesën më të madhe janë përdorur në ngjarje kriminale apo janë çmontuar e më pas shitur për pjesë.
Tv Klan
#rangerover #grabitje #makina
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/2rEj-GSYJzw/maxresdefault.jpg)