Me pankarta në duar ku i uronin mirëseardhjen në të ashtuquajturën tokën serbe, Kosovë dhe Metohi qytetarët serbë të veriut të Kosovës kanë mirëpritur kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç.
Ajo fillimisht vizitoi qendrën multimediale në veri të Mitrovicës ku e kanë pritur kryetarët e katër komunave serbe di dhe përfaqësues të Listës Serbe. Ajo nuk sheh demokraci në Kosovë pasi sipas saj jeta e serbëve të Kosovës vazhdon të cenohet.
“Do më vinte shumë mirë të shihja atë demokraci sepse populli ynë do ta kishte shumë më të lehtë. Por nuk mund të them që po e shoh atë. Këtë vit na e ndaluan të drejtën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe”.
Duke iu drejtuar qytetarëve serb ajo tha se askush nuk guxon t’i rrezikojë ata, ndërsa akuzoi Kosovën se ka provokuar rëndë më 31 Korrik.
“Edhe pse në veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik, kemi arritur të ruajmë qetësinë. Interesi i Serbisë është qetësia dhe stabiliteti”.
Ajo u pyet se si ishte ndjerë kur kaloi kufirin për të hyrë në Kosovë.
“Si jam ndier kur e kam kaluar pikën administrative? Sinqerisht po ju them si në tokën timen”.
Brnabic ka vizituar edhe manastirin e Deçanit dhe një familje serbe në Leposaviç.
Tv Klan
#anabrnabic #kosove #serbi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!