Në kulmin e agresionit rus mbi Ukrainën, frika për një efekt zinxhirë edhe në vendet e Ballkanit ka bërë që përshpejtohen hapat e Kosovës për anëtarësim në Aleancën Euroatlantike (NATO).
Këtë të mërkurë Kosova ka nisur hapat e parë për integrimin në NATO, me themelimin e një grupi ndërinstitucional për integrimin në Aleancën Veri-Atlantike.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë tregoi edhe 5 objektivat kryesor të këtij grupi.
“Objektivat kryesore të këtij grupi do të jenë avancimi i procesit të integrimit në NATO, përfshirja sa më e shpejtë e Kosovës në Partneritetin për paqe, anëtarësimi në Kartën e Adriatikut A 5, fuqizimi i pranisë së Kosovës në mekanizmat tjerë dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtar”, tha Kurti.
Kujtojmë se më herët numri një i qeverisë Kosovare i bëri thirrje urgjente NATO-s për të pranuar Kosovën në aleancë, thirrje kjo që provokoi edhe reagim të pales serbe. Presidenti Aleksandër Vuçi paralajmëroi se Serbia nuk do të heshtë dhe në rast se Kosova pranohet në çfarëdo organizate evropiane, kjo do të nënkuptonte prishjen e marrëveshjes së Uashingtonit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ballkan#NATO#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/32sbDUwqzn0/maxresdefault.jpg)