Gjatë vizitës së tij shtetërore në Zagreb, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nderua sot në një ceremoni solemne nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović, me titullin më të lartë të Republikës së Kroacisë, “Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”, për kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë dhe fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në një njoftim nga zyra për shtyp e kreut të shtetit thuhet se, duke shprehur mirënjohjen e thellë për nderimin me titullin e lartë, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera gjatë kësaj ceremonie se “ky vlerësim më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat. Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë!”./tvklan.al
![](https://i.ytimg.com/vi/34TqHDFXCq8/mqdefault.jpg)