Lajme Arkiva 2001
Kryqi i Kuq shqiptar ka festuar 80-vjetorin e krijimit të tij. Në një ambient festiv ku të pranishëm kanë qenë dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq nga e gjithë bota. E krijuar në vitin 1921, kjo shoqatë ka pasur një veprimtari humanitare për njerëzit në nevojë.
Duke koordinuar ndihma ndërkombëtare në raste fatkeqësish dhe inkurajuar mbështetjen për zhvillim, ajo synon të parandalojë dhe të zbus dhimbjen njerëzore. Është për tu përmendur rolin që ka luajtur Kryqi i Kuq në kohën e Luftës së Kosovës, ndihma si dhurimi i gjakut, kujdesi për shëndetin e njerëzve dhe aktivitete të tjera të Kryqit të Kuq, si në Shqipëri ashtu dhe në botë.
Gjatë ceremonisë, presidenti shqiptarë i Kryqit të Kuq, Shyqyri Subashi ka prezantuar dhe strategjinë 2010. Kjo strategji do të ofrojë federatën ndërkombëtare të përballojë sfidat humanitare të dekadës së ardhshme./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/34wjWIHMFTQ/maxresdefault.jpg)