Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bami nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Mësohet se shkresa është dërguar në rrugë elektronike dhe se është marrë në dorëzim nga pala arabe. Durim Bami u arrestua më 12 qershor. Ai është një emër I njohur I botës së krimit ndërsa është në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve që po kryehen për dosjen Revanshi ku u shkatërruan 7 grupe kriminale. Bami akuzohet për 4 vepra penale, mes të cilave ajo e grupit të strukturar kriminal. Nga përgjimet në aplikacionin ‘SKY ECC’ u zbulua se Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do ekzekutonin Arben Ndokën. Detyra e tij do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët. Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor të organizatorit. Ndërkohë ai është nën akuzë gjithashtu edhe për kultivim të lëndëve narkotike në zonën e Krujës. Durim Bami I ka shëptuar disa atentateve. Ai ka qenë objektiv i Arbend Ndokës, Emiljano Shullazit ndërsa në organizimin e tentativës për vrasjen e tij ka qenë I përfshirë Ervis Martinaj.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bami#Drejtesia
![](https://i.ytimg.com/vi/35fmsl44bzs/maxresdefault.jpg)