Ekspertja Kika: Nuk ka rrezik për konsumatorët
Gripi i shpendëve është verifikuar vetëm në tre vatra në shpendët e oborrit në disa familje në Dajt, Fushë -Krujë dhe Bujan. Gripi i shpendëve i tipit H5N8 është një sëmundje virale e cila transmetohet nga ajri. Ekspertja njëkohësisht edhe drejtuesja e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve,Tana Kika në një intervistë për Klan News sqaron se nuk ka dyshime për vatra të tjera, si dhe jepdetaje se sa shpend janë asgjësuar.
“Janë 330 krerë shpendë të ngordhur të specieve të ndryshme, pula fushe, gjela deti, pëllumba, rosa, pata dhe menjëherë shërbimi veterinar ka marrë masat për eliminimin e rasteve të kontaktit, 450 shpendë të tjerë oborresh”, është shprehur Tana Kika.
Ajo sqaron se përhapja e gripit të shpendëve nuk është problem te pularitë pasi ato nuk janë në ambiente të hapura dhe kanë standarde të larta të ruajtjes.
“Është një sëmundje virusale e cila transmetohet kryesisht nëpërmjet specieve rezervuar, i konsiderojmë me speciet migratore. Shpendët e oborreve janë disi më të rriskuar me shpendët që mbahen në kotece apo në mjedise të mbyllur për hir të mundësisë së kontaktit të drejtpërdrejtë ose indirekt me sekrecionet, eksperimentet e këtyre specieve të egra”, është shprehur ajo.
A paraqesin nënproduktet me origjinë nga këto shpendë rrezik për shëndetin e konsumatorëve?
“Nuk është një infeksion viral që përbën rrezik të drejtpërdrejtë me konsumatorin nëpërmjet produkteve apo nënprodukteve të shpendëve. Është një sëmundje virusale e cila më së shumti çon në dëme ekonomike për hir të ngordhjeve që shkakton në shpend, është momenti që të sjellim në vëmendje të konsumatorit, trajtimin termik me temperatura të larta të gjitha produkteve me origjinë shtazore”, është shprehur Kika.
Për të ndalur përhapjen e infektimit, është ndaluar në rang kombëtar tregtimin i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve. Si dhe është ndaluar importi i shpendëve të gjalla dhe produkteve të tyre: mishit dhe vezëve nga 17 shtete të cilat kanë raportuar vatra të shpendëve të sëmura.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://s2.save4k.ru/pic/37XMe0A2lWg/maxresdefault.jpg)