Ukraina është përballur me një valë sulmesh, të cilat kanë shkaktuar të paktën 25 viktima, ndërsa ende vijojnë kërkimet në rrënoja.
Raketat ruse kanë goditur një bllok ndërtesash, përfshirë edhe pallate. Menjëherë pas alarmit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikësit dh ekipet e shpëtimit, të cilët ndodhen atje prej më shumë se 10 orësh.
Zonat më të goditura janë në pjesën qëndrore të Ukrainës, kryesisht në Uman dhe Dnipro.
Zyrtarët raportuan se një breshëri e sulmeve ruse gjatë natës vrau dhjetëra persona, pasi Kievi njoftoi se përgatitjet për kundërsulmimin e shumëpritur po përfundonin me forcat e armatosura që ishin gati për të vepruar.
Një grua e re dhe vajza e saj tre vjeçare janë në mesin e viktimave të bombave ruse në qytetin e Dnipros.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se 10 ndërtesa banimi u dëmtuan në Uman, ndërsa një bllok i tërë apartametesh u shkatërrua krejtësisht.
Sulmet e fundit, sipas tij, dëshmuan qartë se kundër Moskës duhen ndërmarrë veprime të mëtejshme ndërkombëtare.
Mbrojtja ukrainase ka shkatërruar 21 nga 23 raketat e lëshuara dhe dy dronë në rajonet qendrore, lindore dhe jugore të vendit.
Që nga nisja e pushtimit shkurtin e vitit të kaluar, Rusia ka mohuar se shënjestron civilët, pavarësisht provave që kanë dëshmuar të kundërtën.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukraina#TopChannelNews
Ещё видео!