Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare dolën këtë të mërkurë në një konferencë për media, në kuadër të dy ndeshjeve të radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.
Në fjalën e tij, Ylber Ramadani tregoi edhe pikat e forta të Moldavisë, që janë studiuar shumë mirë nga kuqezinjtë, të cilët duket se dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës
Nuk është ndeshje e lehtë për ne. Duhet t’i marrim me seriozitet këto ndeshje dhe të japim 100% për të fituar dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Është ekip që luan shumë në mbrojtje dhe ne duhet të bëjmë atë që na kërkon trajneri. Duhet të bëjmë atë që thotë ai. Të luajmë topin sa më shpejt dhe t’i sulmojmë më lehtë. Besoj që do të arrijmë ta bëjmë këtë gjë.
Kristjan Asllani e ka harruar finalen e Ligës së Kampioneve dhe fokusin e ka te Kombëtarja dhe marrja e tre pikëve ndaj Moldavisë. Mesfushori i Interit mendon se kuqezinjtë duhet ta kontrollojnë ndeshjen e së shtunës dhe të marrin tre pikët.
Kam ardhur prej dy ditësh dhe e kam parë grupin shumë mirë. Po stërvitemi shumë fort dhe po presim ndeshjen me Moldavinë. Do të bëjmë mirë. Moldavia është një skuadër që do të na presë në fushën e vet. Me Moldavinë për mua duhet ta mbajmë topin gjithë ndeshjen. Sa më shumë e mban topin, ke më shumë shanse të shënosh gol.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë do të zhvillohet në stadiumin “Ari Albania” më 17 qershor dhe si gjtihmonë për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të sigurojnë biletat d të mund ta shohin drejtpërdrejtë në Digitalb.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KristjanAsllani#Kombëtarja#TopChannelNews
Ещё видео!