[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Shkon në 42 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha në një dalje për mediat se nga personat e rezultuar pozitivë, 26 ndodhen në Tiranë.Rastet e tjera janë të ndara respiktivisht: 5 në Durrës (një prej të cilëve ka ndërruar jetë), 2 në Lushnje, 2 në Elbasan, 5 në Fier dhe 2 në Rrogozhinë. Pra, gjatë 24 orëve të fundit ka vetëm 4 raste të reja. Nga të gjithë të infektuarit, 17 janë në spital, ndërsa 3 janë në terapi intensive.“17 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 personel shëndetësor, kontakt të të sëmurit të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Rezulton se 2 prej tyre, personel shëndetësor kanë rezultuar pozitivë. Janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.”Edhe një herë, Rakacolli bëri thirrje që të shmangen vajtjet direkte në spitale dhe që të zbatohen masat.
Ещё видео!