Amerikanët dhe britanikët po furnizojnë me raketa Kosovën. Ky është lajmi i disa mediave serbe, të cilat ngrejnë alarmin për fuqizimin e ushtrisë së Kosovës.
Sipas gazetave pranë qeverisë së Vucic, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar negociata me ambasadorët e vendeve të Kuintit ku është diskutuar dhe përfshirja e një ndihme ushtarake për Prishtinën, në kuadër të paketës së prezantuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Media shtojnë se Kurti ka kërkuar nga diplomatët marrjen e raketave me rreze veprimi deri në 10 kilometra.
Ndërkohë mes të tjerash shkruhet se diplomatët perëndimorë i kanë garantuar Kurtit që këto çështje do t’i shtrojnë tek organet ushtarake dhe politike në Ëashington dhe në Londër.
Përfaqësuesi i Amerikës theksoi se kërkesa e Kosovës që të përfshijë sistemin e mbrojtjes për bazat e reja në veri në ndihmat ushtarake të destinuara për to, do të pranohet dhe se SHBA-të do t’i furnizojë me tre sisteme të tilla”.
Kreu i qeverisë i ka informuar ata se Agjencia e Inteligjencës ka spikatur aktivitet të madh të forcave serbe rreth bazave të sapoformuara të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës duke shtuar se shërbimet vlerësojnë se ky është urdhër i forcave të sigurisë serbe, me qëllim që personat e përmendur të sigurojnë koordinatat e sakta të bazave
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosova#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/3FlKyKDfMBo/maxresdefault.jpg)