Vijon situata e tensionuar tek Teatri Kombëtar. Opozita thotë se policia tenton të mbyllë dhe të nxjerrë nga lokali pronarët e lokalit pranë Teatrit Kombëtar.
Në videon e publikuar nga LSI, shihen disa efektivë policie, teksa nxjerrin njerëzit nga lokali. Një prej oficerëve kërcënon një të ri duke i thënë se “do përfundosh më keq po shko atje”.
Përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Artistët ngujohen brenda Teatrit dhe nënshkruajnë një marrëveshje për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Basha: Teatri do të shpallet monument kulture.
![](https://i.ytimg.com/vi/3Hh7Vy7TklM/maxresdefault.jpg)