Izraeli ka nisur një ofensivë të madhe ajrore dhe tokësore në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, operacionin e tij më të madh ushtarak në territorin palestinez në dy dekadat e fundit.
Ministria e Mbrojtjes dhe shërbimet e inteligjencës vendase thanë se bëhej fjalë për një operacion antiterror, që shënjestronte grupin Brigadat e Jeninit, i mbështetur fort nga Irani. Të paktën tetë palestinezë u vranë dhe 50 u plagosën, 10 në gjendje të rëndë, në sulmin që filloi pas mesnatës, me numrin e të vdekurve që ka gjasa të rritet, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.
Operacioni nisi me bombardimin me 10 dronë dhe më pas me ndërhyrjen tokësore të të paktën 2 mijë trupave në kampin e Jeninit. Një zëdhënës i presidentit palestinez, Mahmud Abbas, e quajti operacionin "një krim të ri lufte kundër popullsisë së pambrojtur".
Imazhet nga brenda Jeninit treguan luftëtarë palestinezë të armatosur dhe të maskuar në rrugë ndërsa betejat me armë dhe shpërthimet vijuan përgjatë ditës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Israel#TopChannel
Ещё видео!