KURBIN - Rasti i vdekjes si pasojë e pneumoniësë së 7-vjeçares Pamela Jahja nga fshati Shullaz i Kurbinit ka vënë në lëvizje insitucionet e shërbimit social në këtë rreth.
Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur është ngritur një grup pune nga Shërbimi Social, zyra e punësimit si dhe Bashkia e Laçit teksa është siguar një vend strehim me qera për këtë familje shuma e së cilës është marrë përsipër të paguhet nga një shoqatë, ndërsa është siguruar edhe një vend pune për zonjen e shtëpisë.
Kjo është bërë e ditur nga nga punonjësa sociale pranë Bashkisë së Laçit Florinda Jaku e cila ishte thirrur në bledhjen e Këshillit Bashkiak të Laçit e cila ishte thirrur nga këshilltarët për të dhënë shpjegime për rastin në fjalë.
Në mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak të thirrur për çështjen e familjes Jahja është miratuar dhe një fond prej 20 mijë lekësh të reja në ndihmë të tyre, ndërsa shumë prej këshilltarëve janë shprehur se kjo nuk është e mjaftueshme dhe duhen ndihma të tjera.
Tashmë në një kohë shumë të shpejtë familja Jahja do të strehohet në një ambjent pranë konviktit të qytetit, ndërsa kjo është vetëm një zgjidhje emergjente, pasi është bërë e ditur se për këtë familje do të sigurohet një banese tjetër me kushte bashkohore.
Vajza 7 vjecare e familjes Jahja gjeti vdekjen në pediatrine e Tiranës si pasojë e pneumoninsë, ndërsa prej kohësh në rrezik ishte edhe shëndeti I vajzës tjetër 3 vjercare të Sadik Jahjës.
- See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!