TIRANË - Avokati i dy personave të vetëm të arrestuar si të implikuar në vrasjen e bankierit Artan Santo, dorëzon 8 dëshmi dhe prova për alibinë e Klodian dhe Sajmir Gjozit. Avokati Sami Dema i ka dorëzuar provat shkresore në Prokurorinë e Tiranës paraditen e të premtes.
Bëhet fjalë për 8 deklarata noteriale të dëshmitareve që kanë qenë bashkë me Gjozët në punë në servis të enjten e kaluar kur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dy persona me motor ekzekutuan biznesmenin 58-vjeçar.
Janë dorëzuar gjithashtu dhjetëra fotografi të kantierit ku po bënin punime si shtrirje të tubave të ujit dhe ndërtimin e një stalle bagëtish.
Si edhe një akt ekspertimi kimik që nxjerr se edhe gjatë procesit të saldimit mbeten shenja të faktorëve plotësues.
Ky i fundit pritet të rrëzojë provën e vetme që kanë oficerët e krimeve të rënda në drejtorinë e përgjithshme të policisë të cilët po drejtojnë hetimet për vrasjen e Santos.
Në seancën e masës së arrestit prokuroria paraqiti provën e faktorëve plotësues siç ishte prezenca e gjurmëve të barutit në duart e Gjozëve si provë që mund të kenë qëlluar me armë zjarri.
Policia arriti tek Gjozët nëpërmjet gjurmimit të motorit të përdorur nga dy vrasësit e Santos, pasi kishin një motor të njëjtë.
Disa fishekë të sekuestruara në banesën e tyre mjaftuan për një akuzë për të justifikuar arrestin duke u dhënë kështu kohën e mjaftueshme për të dokumentuar apo rrëzuar dyshimet se janë të përfshirë në vrasjen e
![](https://i.ytimg.com/vi/3L0DU_vibxM/maxresdefault.jpg)