Donald Trump-it i shtohet një akuzë e re penale në dosjen për keqpërdorim të dokumenteve sekrete nga periudha e presidencës. Prokurori special Jack Smith ngriti një akuzë të re ndaj ish-presidentit për ushtrim presioni ndaj një punonjësi të stafit të tij në rezidencën Mar-a-Lago për të fshirë pamjet filmike të kamerave të sigurisë së ndërtesës, ku mund të ketë patur pamje që dëshmojnë mbi lëvizjet e dokumenteve sekrete që Trump mori nga Shtëpia e Bardhë kur la postin e presidentit.
Arrin kështu në 40 numri i akuzave ndaj ish-Presidentit amerikan për këtë çështje. Nën akuzë penale është vënë edhe punonjësi Karlos de Oliveira, i cili akuzohet për prishje të provave. Tani janë 3 persona nën akuzë për “keqpërdorim të dokumenteve sekrete”, mes tyre edhe ndihmësi i afërt i Trump-it, Ëalt Nauta.
Donald Tramp është duke u përballur edhe me një tjetër proces penal, atë për mosdeklarim të taksave të bizneseve të tij, si dhe me një tjetër proces civil për ngacmimi seksual. 77-vjeçari i ka quajtur “politike” që synojnë të minojnë ambicien e tij për të rikandiduar për president në 2024-ën.
Tv Klan
#akuza #donaldtrump #shba
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/3UH4gskB0jo/maxresdefault.jpg)