Dronët ukrainas kanë shënjestruar Moskën në një prej sulmeve më të mëdha të këtij lloji ndaj kryeqytetit rus, tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin. Përmes një postimi në Telegram, ai tha se në orët e para të 21 gushtit mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar dhjetë dronë. “Kjo është një nga përpjekjet më të mëdha ndonjëherë për të sulmuar Moskën me dronë”, shkroi Sobyanin, duke shtuar se nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale. Ministria ruse e Mbrojtjes, në një deklaratë të ndarë, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 45 dronë ukrainas. Njëmbëdhjetë dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës, 23 mbi rajonin Brjansk, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi rajonin Kaluga dhe dy mbi rajonin Kursk”, u tha në njoftim. Muajt e fundit, Kievi ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj territorit rus. Lufta, kryesisht një betejë me artileri dhe dron nëpër fusha, pyje dhe fshatra të Ukrainës lindore, u përshkallëzua më 6 gusht kur Ukraina dërgoi mijëra ushtarë në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë. Për muaj të tërë, Ukraina ka luftuar gjithashtu një luftë gjithnjë e më intensive me dronë kundër rafinerive dhe aeroporteve të eksportuesit të dytë më të madh të naftës në botë, megjithëse sulmet e mëdha me dronë në rajonin e Moskës, me një popullsi prej mbi 21 milionë banorësh, janë më të rralla. Sulmi mbi Moskë vjen pasi Rusia po përparon në Ukrainën lindore, ku kontrollon rreth 18% të territorit dhe po lufton për të zmbrapsur inkursionin e Ukrainës në rajonin e Kurskut, sulmi më i madh i huaj në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore. Mediat ruse treguan pamje të paverifikuara të dronëve që vërtiteshin mbi qiellin e mëngjesit në rajonin e Moskës dhe më pas u rrëzuan, duke shpërthyer në lëmsha zjarri, nga mbrojtja ajrore. Aeroportet e Moskës Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky kufizuan fluturimet për katër orë, por aktiviteti rifilloi normalisht nga ora 03:30 e mëngjesit sipas orës lokale, tha mbikëqyrësi i aviacionit të Rusisë.
Në Kursk ndërkohë, blogerët rusë të luftës thanë se beteja intensive po vazhdonin përgjatë frontit në rajonin ku Ukraina ka marrë nën kontroll të paktën 450 km katrorë të territorit rus.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sulmi#Moske
Ещё видео!