Lajme Arkiva 2001
Tirana duhet të jetë qyteti i pastër dhe infrastrukturën moderne, ashtu siç i takon. Ndërtimet pa leje, pa urbanistikë apo prishja e ambienteve publike duhet të harrohen njëherë e mirë nga të gjitha ato kompani të mëdha apo të vogla qofshin, kështu është shprehur krye bashkiaku i Tiranës Edi Rama për televizionin Klan para asaj fushate ndërgjegjësimi dhe penalizimi për ndërtimet pa leje në Kryeqytet.
“Besoj që i gjithë opinioni publik është bërë i njohur, me prononcimin e djeshëm të Kryeministrit shqiptarë në Ministrin e Punëve Publike, ku u shpreh qartë dhe me vendosmëri fillimi i një operacioni për të cilin ne kemi disa kohë që po punojmë dhe i cili do të ndëshkoj të gjitha ato kompani ndërtimi, që kanë shkelur kufijtë e marrë e lejeve të marra nga organet përkatëse. Qoftë nga KRT-ja e Tiranës, qoftë nga KRT-ja e Republikës së Shqipërisë. Kjo do të thotë që ne jemi të vendosur të ju tregojmë të gjithëve, që ky qytet dhe ky vend është i qytetarëve, i njerëzve të punës, i njerëzve të ndershëm, i njerëzve që kërkojnë një Shqipëri europiane dhe jo i arrogantëve i të babëziturve që pushtojnë pa kurrfarë të drejte, pa kurrfarë leje apo pronësie metra katror tokë apo qiell.”
Duhet bërë e qartë shton Rama, se nëse mijëra banorë të periferive të Tiranës u legalizuan, kontrolli ndaj atyre kompanive do të shtohet më tepër.
“ Të gjithë ata që kanë dalë nga kufijtë e lejeve të miratuara të ndërtimit dhe që kanë pushtuar tokë dhe qiell do të zmbrapsen brenda kufijve, duke paguar sanksione të rënda, që do të shkojnë deri në prishje. Kjo do të thotë që ne po kërkojmë të vendosim rregulla loje edhe në fushën e industrisë së ndërtimit. Duke pasur një respekt të veçantë për kompanitë serioze, për kompanitë që ndërtojnë dhe ofrojnë strehim për qytetarët dhe njëkohësisht duke goditur të gjitha ato shfaqje që dëmtojnë jo vetëm qytetin por edhe logjiken e tregut. Ashtu siç kemi qenë të vëmendshëm për të nisur një proces standard dhe transparent legalizimi, të shtëpive të banimit. Për të gjithë ato familje të ardhurish, që kanë pasur nevojë për një strehë, ashtu do të jemi të vendosur të godasim të gjithë ato ndërtime pa leje të këtyre kompanive të mëdha apo të vogla, që bazohen në një uri të pa parë për fitim, apo edhe mbi mekanizma riciklimi parash të pista dhe që përfundimisht nuk do të guxojnë të bëjnë akte të tilla kriminale, në qytetin e Tiranës. Dua të them se kjo që po bëjmë nuk është një iniciativë e cila e dëmton ekonominë e tregut, por është një iniciativë që ndihmon zhvillimin normal të kësaj ekonomie, mbi bazë rregullash të barabarta për të gjithë. Dhe mbi konceptin që përpara ligjit janë të gjithë të barabartë.”/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/3XYz0cyMgQc/maxresdefault.jpg)