Në mesin e tensioneve të përshkallëzuara prej disa kohësh në atë rajon, një destrojer amerikan lundroi pranë Ishujve Spratly në Detin e Kinës Jugore të Mërkurën, duke sfiduar kështu hapur rregullat e reja që Pekini vendosi lidhur me identifikimin detar të cilat përfshijnë dhe këto ujra të shumëdiskutara, thote CNN. USS Benfold, një destrojer i tipit Arleigh Burke, lundroi brenda 12 miljesh nga barrier koralore Mischief, një pjesë kjo e Ishujve Spratly ku kinezët kanë ndërtuar objekte ushtarake."Sipas ligjit ndërkombëtar siç theksohet dhe në Konventën e Detit, zona si barrier Mischief, që në gjendjen e saj të natyrshme është e zhytur në baticë, nuk gëzon të drejtën e deti territorial”, thuhet në deklaratën e Flotës së 7-të të marinës amerikane. Në 1 shtator, Kina vendosi një rregull të ri, i cili kërkon nga anijet të identifikojnë emrat, origjinën, pozicionet aktuale, portet ku do të shkojnë dhe kohën e parashikuar të mbërritjes kur hyjnë në ujrat territorial të vendit, e këtu rikujtoi dhe pretendimet e saj për pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore. Deti i Kinës Jugore është një zonë e rëndësishme për anijet, bazë e pasur për peshkim dhe ka depozita nafte, gazi dhe minerale të tjera. Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë pretendime territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe thonë se janë neutrale në mosmarrëveshjen për këtë territor, Uashingtoni ka thënë se është i shqetësuar se Kina po përpiqet të militarizojë zonën që duhet të jetë e lirë dhe e hapur. Rreth 3 trilionë dollarë mallra kalojnë në këtë zonë çdo vit.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#USSBenfold#SHBA#TopChannelNews
Ещё видео!