Pesë shtetas u arrestuan në Patos të Fierit pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike. Specialistët e narkotikëve pas informacioneve të siguruara në rrugë operative organizuan operacionin e koduar ‘ofiçina’ për të vënë në pranga trafikantët e drogës.
Forcat policore zbarkuan në një lokal në fshatin Ofiçinë në Patos, në pronësi të Dardan Kamberajt, ku pesë shtetasit Fatmir Dhimos, 47 vjeç, Leonard Gropa, 50 vjeç, Ilir Nuhaj, 30 vjeç, Dardan Kamberaj, 45 vjeç dhe Simon Toska 49 vjeç, kishin përshtatur lokalin, si ambjent për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 6 doza kokainë, 6 aparate celularë dhe 5 automjete.
Mbi 5 të arrestuarit rëndojnë akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, "Nxitjes për përdorimin e drogës" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Fier#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/3mX6Y2CLcLw/mqdefault.jpg)