Për Levinën - Poezi nga Skender Doçi
Music in this video: Giovanni Marradi
Për Levinën
Erdhe në jetë si një engjëll plot dritë
Si pulëbardha që del në breg duke pritë
Si lulja e parë e pranverës çele atë ditë
Si zogu i dallëndyshes sapo hapi sytë
Do gëzohesh shumë me këtë dynja...
Mëngjeset e pranverës, dielli sapo ka ra
Erën e vjeshtës që të përkëdhel pa nda
Blerimin e verës me cicërimat e mëdha
Detin, malin, diellin, uijn dhe ajrin që ka.
Ka shumë njerëz, qindra, mijëra... -Këtu do kujdes!
Janë të mirë, por jo se mbi ty do derdhin mirësinë
Ku të duan shko pak, ku s‘të duan mos shko aspak
Të vështirë e ke të dish, kush të do dhe kush s‘të do!?
Duhet ta dish se në shoqërinë tonë, ku erdhe Ti
Të qenurit femër për të arritur ambiciet e tua,
Të detyron të jesh më e ditur, më e fortë se burrat
Lehtësia që të paraqesin meshkujt është gracka
Ti vetë, duhet çdo ditë të rrezatosh mirësi
Dashuri për të gjithë njerëzit pa asnjë dallim,
Të mbushësh veten dhe të tjerët me shpresë
T’i ndihmosh dhe t’i duash me gjithë fuqinë që ke
Levina, mos u zhgënje, po s’more të njëjtën gjë
Ndonjëherë merr edhe të kundërtën e asaj
Po ti vazhdo deri në atë frymën tënde të fundit
E cila gjithsesi një ditë vjen për çdo gjallesë
Vajza ime, një gjë akoma nuk e kemi kuptuar
Nuk na ndihmojnë ata që vijnë, as ata që shkojnë
Kur e mendoj natyrën pa njeriun, them e krijoi Zoti
E shikoj bashkë me njerëzit, kujtoj edhe teorinë e Darvinit
Mirë se erdhe në botën e jetës, gëzimit e dritës...
© Autor, Skender Doçi
Tiranë më, 28 janar 2018
=============================
Për Levinën - Poezi nga Skender Doçi
Теги
SkenderDociPoezipoetpoezi shqipetareartpoetrylibradielliqiellishpirtitiranaprishtinashqiperiakosovaletersipikturaqeveriaberishaburrifemralujaliriaditashiufjalanenapranveravjeshtaatdheudetipaqjarruganjeriudashuridjaliqenikrediaduhanipetagoguparlamentipikegjumstudentshkollemesueszotipoezi kosovaredeputetpolitikopozitbashkikatedraljaislamifejaeuropmyslimanskender dociministrilevinalevina docidaughterlovefigliaamoresentimenti