#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Një nënë që nuk ka reshtur kurrë së kërkuari të birin e humbur, ndërsa lotët nuk i janë tharë, pas humbjes nga kjo jetë të djalit tjetër. '
'Pa Gjurmë' rikthen në vëmendje historinë e Renato Qerimit, 49-vjeçari nga Skrapari që doli nga shtëpia për të gjetur punë dhe nuk u kthye më kurrë. Një nga informacionet më të rëndësishme që ka mbërritur në program duke ndezur një dritë jeshile për fatin e Renato Qerimit është një telefonatë e papritur nga Greqia nga një emigrant shqiptad. Sipas kësaj dëshmie dyshohet për një vendndodhje të mundshme të Renatos në një ishull grek. Shtetasi shqiptar pretendon se e njeh prej vitesh duke dhënë siguri se personi në pasaportën që
" Pa Gjurmë" shfaq është e njëjta me atë që ky emigrant shqiptar vuri në dispozicion. Fotoja ekskluzive iu tregua në studio nënës së Renatos, zonjës Zengjine, ajo e cila e njeh më mirë se kushdo tjetër fizionominë e të birit
"Sinkron në studio"
E përvëluar nga dhembja, me peshën e të gjitha vështirësive të kaluara në jetën familjare, sot e mbetur vetëm lutet për gjetjen e Renatos, djalit nga Policani i cili kishte emigruar që herët drejt në Greqi, ku kishte punuar në disa vende të ndryshme. Të riut që ëndrra për t'u bërë ushtarak iu ndërpre në mes.
Ai fitoi të drejtën e studimit, por për shkak të një aksidenti në këmbë nuk arriti dot të ndjekë studimet. Renato vijonte të ishte në kërkim të një pune të cilën nuk e gjeti kurrë. Ai doli nga banesa e tij në Tiranë, por nuk u kthye më. Pas zhdukjes së djalit prindërit u ndanë, ndërsa fatkeqësitë në familje ndoqën njëra tjetrën. Disa vite më pas ndërron jetë edhe djali tjetër i familjes për shkak të Covid-19.
![](https://i.ytimg.com/vi/3vN_1poXh9s/maxresdefault.jpg)