Ministri i Brendshëm i Kovoës, Bejtush Gashi, ka deklaruar se dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu i njohur si ‘Babale’, ka kërkuar azil politik në vendin fqinj. Pak ditë më parë, Report Tv zbuloi ekskluzivisht se dëshmitari 'X' i PD kishte kërkuar azil politik në Kosovë, pas arrestimit nga policia e Prishtinës.
Ministri Gashi ka theksuar se Kosova po kryen të gjitha procedurat përkatëse për kërkesën e ‘Babales’. Sipas tij, Kosova është e detyruar të zbatojë Konventën Ndërkombëtare.
![](https://i.ytimg.com/vi/3wzmXA05ZaY/maxresdefault.jpg)