Në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, ka një rajon të madh me ujë të pazakontë të ngrohtë që mbulon një zonë në madhësinë e Australisë, e njohur si "Blobi Jugore". Disa mijëra kilometra larg, Kili në Amerikën e Jugut po përjeton prej më shumë se një dekade një thatësirë që sa vjen e më tepër po merr përmasa katasrofike, me shiun dhe furnizimin me ujë të pakësuar ndjeshëm. Në pamje të parë, këto dy ngjarje nuk kanë asnjë lidhje me njëra -tjetrën thotë CNN. Por, një studim i ri zbuloi, ato janë të lidhura nga forcat e padukshme të presionit dhe qarkullimit atmosferik global. Me kalimin e kohës, ndryshimet klimatike e kanë bërë Blob -in më të madh dhe më të nxehtë, sipas ekspertëve. Sipërfaqja e ngrohtë e tij nxeh ajrin sipër; e teksa atmosfera ngrohet, ajo zgjerohet në një "zonë më të madhe e më të gjerë të presionit të lartë", e njohur si një kurriz me presion të lartë, që duke u shtrirë në Paqësorin Jugor, ndryshon rrugën e ndjekur zakonisht prej stuhive gjatë lëvizjes mbi oqeane. Për shkak të Blob, sistemet e stuhive po lëvizin më shumë drejt Antarktidës duke iu larguar bregut perëndimor të Amerikës se Jugut, e nga kjo po preken më shumë Kili, disa pjesë të Andeve dhe Argjentina.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kil#BlobiJugore#TopChannelNews
Ещё видео!