E pandryshueshme si përherë
Ia mbërriti vjeshta përsëri.
Modifikime avionët patën,
Po krahët e zogjve, kurrsesi.
Ndryshim nuk pati as modeli
I fletës që te parku ra.
Gjithçka perreth kërkon kujtesë
Dhe për kujtesë mall veç ka.
Te hyrja e teatrit prapë
U shtynë për biletë të fundit.
Në prova regjisori u bërtet
Njëlloj Çezarit si dhe Brutit.
Pas nje rrëmuje gazmore shqote
Si grua e re krehur sakaq,
Që nje karficë vë mes flokësh,
Me një ylber dita u shfaq.
#ismailkadare#ardhjaevjeshtes#poezi
Ещё видео!