Policia Federale gjermane i dhuroi repartit special Renea, automjete, uniforma, pajisje speciale dhe autoambulanca, vlera e të cilave arrin në më shumë se 300 mijë euro.
Në ambientet e Repartit Special RENEA u zhvillua ceremonia e dorëzimit të donacionit gjerman. Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf.
Gledis Nano: “E vlerësoj me rëndësi të veçantë këtë ceremoni, pasi nga sot, disa automjete të reja e të kompletuara me pajisje speciale për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksploziv, pajisje mjekësore e uniforma speciale, me vlerë totale mbi 344 mijë euro, do të jenë në përdorim të Repartit Special RENEA dhe të Reparteve të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, argumentoi se thelbi i bashkëpunimit policor mes dy vendeve është lufta kundër kriminalitetit ndërkufitar që zhvillohet në nivel ndërkombëtar.
“Ne dëshirojmë që përmës këtij bashkëpunimi të mbështesim të gjithë sektorët e aktiviteteve apo operacioneve policore, në mënyrë që të jemi të suksesshëm në çdo drejtim. Edhe në vitin 2022 ne do të vijojmë bashkëpunimin tonë përmes angazhimit dhe shfrytëzimit të pajisjeve teknike dhe pajisjeve të standardizuara.
Pas përfundimit të ceremonisë, diplomati gjerman së bashku me Nanon vizituan edhe ambientet e tjera të Repartit Special RENEA, si poligonin e qitjes dhe muzeun. Një skuadër e RENEA-s demonstroi veprime taktike operacionale në poligonin e mbyllur të repartit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/49DnqgewdSQ/maxresdefault.jpg)