20 vjeçari është prangosur nga Forcat e Nderhyrjes së Shpejtë ne fshatin Grudë e Re në Dukagjin,
dy ditë pas ekzekutimit të dy turistëve çek, Michal Svato dhe Anna Kosinova.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili ka ndjekur nga afer operacionin tha se hetimet do të vijojnë për të zbuluar nëse autori vrasjes kishte bashkëpunëtorë te tjere.
Sipas policisë, autorësia e Mjacaj është vërtetuar pas gjurmeve të gishtave që 20 vjecari kishte lënë në makinën e viktimave.
Sokol Mjacaj kishte vetëm një muaj që kishte lënë qelinë e burgut pasi ishte dënuar me 5 vjet heqje lirie. Ai së bashku me dy shokët e tij,
vëllezërit Besnik dhe Edmond Kodra kishin torturuar e keqtrajtuar një fëmijë 13 vjecar deri në shkaktimin e vdekjes së tij, në vitin 2010.
Dyshimet e para për Mjacajn lindën kur hetuesit zbuluan disa foto të 20 vjeçarit me viktimat në aparatin e tyre fotografik.
Pas ekspertizës, policia sqaroi se autori ka qënë në të njëjtin mjet me viktimat dhe i ka qëlluar këta të fundit me breshëri automatiku brenda automjetit, të cilin më pas e kishte përmbysur jashtë rrugës për ta bërë të duket si një aksident.
Agon Channel.
![](https://i.ytimg.com/vi/49ypOlm10os/maxresdefault.jpg)