Ilir Meta nga Konferenca e Organizative në Tiranë, sërish ka sulmuar SPAK dhe kreun e saj, Altin Dumani.
Meta, teksa ndodhet nën hetim nga SPAK për pasurinë dhe lobim në SHBA, tha se kjo Prokurori “afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon Narkoshtetin”.
“Në çdo shtet ka mafia, por në Shqipëri mafia ka shtetin e vet, i cili tani po ndihmon edhe mafian italiane dhe rumune për t’u fuqizuar, kur skandali Rama-Coldea sapo ka nisur të zbardhet.
Ramaforma e drejtësisë së Dum-Dumanëve është tubi i oksigjenit për Narkoshtetin sepse i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve sipas axhendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit.
SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon Narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës.
Ndërkohë është po ky SPAK që izolon politikisht Sali Berishën dhe rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin, shantazhon drejtues të tjerë të opozitës, tenton të marrë peng parti politike e të shërbejë si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik
1 milion shqiptarë nuk do të iknin nga sytë këmbët nga ky vend i mrekullueshëm, deri duke rrezikuar edhe jetën, nëse Shqipëria nuk do të ishte, siç është kthyer për fat të keq në parajsën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, të korrupsionit dhe mafias së bërë njësh me shtetin në çdo qelizë të tij.
Dum Dumani do të bëjë politikë? Le të vijë të votohet. 0.0% do të marrë”, tha ai.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Meta#TopChannelNews
Ещё видео!