Pak ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan telefonoi si kryeministrin Albin Kurti ashtu edhe presidentin Aleksandar Vucic për të diskutuar uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Ankaraja njofton planet për të dërguar trupa të saj në Kosovë. Turqia i përgjigjet në këtë mënyrë një kërkese të NATO-s, për t’iu bashkuar forcave paqeruajtëse te KFOR, pas trazirave të këtyre ditëve, që kanë shqetësuar ndërkombëtarët.
Në një deklaratë të saj, Ministria turke e Mbrojtjes bëri thirrje sidoqoftë për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv me qëllim zgjidhjen e krizës e cila, sipas autoriteteve turke, mund ta dëmtojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale. “Njësitet tona planifikojmë të angazhohen në Kosovë më 4-5 qershor”, thuhet në deklaratë. Erdogani vetë është shprehur në lidhje me zhvillimet në veri se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut”. Ai nënvizoi po kështu se Turqia është e gatshme të kontribuojë për kete proces.
Pas përshkallëzimit të situatës në 29 maj në Zvecan, mbetën të plagosur 30 pjesëtarë të KFOR dhe 52 protestues. Dhuna e nxiti NATO-në të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që ndodhen tashmë atje, e të përgatitet edhe për dislokimeve të tjera të mundshme.
PAmje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Turkiye#NATO#TopChannelNews
Ещё видео!