Marina amerikane ka dërguar një luftanije me raketa synonte pranë ishujve Spratly, në detin e Kinës Jugore, zonë e cila pretendohet nga Pekini.
Lëvizja vjen ndërkohë që ushtria e Kinës po mban stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit, në përgjigje të një takimi midis Presidentes së Tajvanit dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, amerikanit Kevin McCarthy.
Marina amerikane tha se “operacioni është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
Nga ana tjetër, ushtria kineze tha se organizoi forcat detare dhe ajrore për të “gjurmuar dhe monitoruar anijen amerikane kur hyri në ujërat pranë shkëmbit pengues Meiji të Kinës në ishujt e diskutueshëm.
Kina raportoi gjithashtu se avionët e saj luftarakë të pajisur “me armë të vërteta” kryen “sulme të simuluara” pranë Tajvanit në operacione që, duke përfshirë edhe aeroplanmbajtësen Shandong, testuan “një bllokadë rreth ishullit”.
“Shumë avionë luftarakë H-6K kryen valë të shumta sulmesh të simuluara ndaj objektivave kyç në Tajvan”, tha në një deklaratë Komanda e Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës, duke shtuar se aeroplanmbajtësja Shandong mori pjesë në stërvitje.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/4Q0wLOKok9c/maxresdefault.jpg)