Sot vazhdojnë në Bruksel bisedimet e nisura një ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë per zgjidhjen e situatës në veri, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian. Të mërkurën, negociatorët e të dyja vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, zhvilluan bisedime të ndara me të dërguarin e BE-së Miroslav Lajçak, për rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë. Pjesë e diskutimeve u bë si përfundim edhe Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se është hartuar një projekt i marrëveshjes, pjesë të së cilës ende nuk janë miratuar nga Beogradi, në funksion të shtensionimit të situatës në veri. Ai tha se, sipas projekt marrëveshjes, nga e hëna Kosova dhe Serbia do të përdorin fletë ngjitëse në targat e një tjetrës në vend të ndërrimit të tyre, ndërsa “do të formohet një grup pune për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për lëvizjen e lirë të makinave brenda gjashtë muajsh. Sipas Bislimi, të shtunën forcat e KFOR-it do të zëvendësojnë njësitë e posaçme të policisë së Kosovës në vendkalimet kufitare në veri dhe por në të njëjtën kohë duhet të hiqen barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë. KJo është praktikisht, ajo cfare kishte ofruar pala kosovare she serbët e kishin refuzuar. Delegacioni serb nuk foli për marrëveshjen por tha se një “gjë e tillë ende nuk është arritur”, ndërsa zyrtarë të BE-së thanë se bisedimet nuk kanë përfunduar dhe “po punohet në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bruksel#Kosovë#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/4T8ozbCUT8U/maxresdefault.jpg)