Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi ashpër Presidentin Joe Biden në një tubim në Karolinën e Jugut duke e quajtur atë kriminel dhe gënjeshtar.
Në tubimin për festën e 4 korrikut, kandidati republikan për president shtoi se Biden është i paaftë dhe i korruptuar dhe administrata e tij mund të çojë në një Luftë të tretë Botërore.
“Joe Biden është i korruptuar dhe një president shumë i kompromentuar. Ai paguhet ashtu si paguhet një kriminel i zakonshëm. Thjesht në një mënyrë më e sofistikuar dhe numra shumë më të mëdhenj. Ai është plotësisht i mbrojtur nga Departamenti i Padrejtësisë dhe nga mediat e lajmeve të rreme, të cilat janë armatosur në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë. Ky është një krim 100 herë më i madh se Watergate, dhe ata thjesht nuk duan të shkruajnë për të.”
Sondazhet kombëtare kanë treguar se Trump është kryesues në garën paraprake republikane me një diferencë të madhe dhe me shumë mundësi do të jetë ai përballë Biden, i cili kërkon një mandate të dytë.
Një sondazh i Reuters/Ipsos në fillim të këtij muaji tregoi se rreth 43% e republikanëve thanë se Trump ishte kandidati i tyre i preferuar, krahasuar me 22% që zgjodhën guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Biden#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/4TlsTuQf5-0/maxresdefault.jpg)