Ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur kontrollin e ka shpërthyer në fyerje e sharje ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ky i fundit i përmendi ngjarjen e Gërdecit të 8 viteve më parë.
Nga foltorja e Kuvendit, Tahiri u shpreh se ai është i vendosur të çojë deri në fund luftën ndaj kanabisit, dhe se s'do fshihet si Berisha i cili bënte sikur nuk e njihte baxhanakun i cili punonte në fabrikën e demontimit në Gërdec, ku edhe humbi jetën bashkë me 25 qytetarë të tjerë.
Ещё видео!