Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se sot do të ketë takim mes dy kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel dhe se Unioni pret që të dyja palët të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit, pajtimit dhe zbatimit të shpejtë të angazhimeve që janë marrë veçanërisht në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mes të marsit në Ohër.
I pyetur rreth zbatimit të marrëveshjes ai ka thënë se tashmë e kanë trajtuar këtë çështje disa herë. Ka një angazhim të qartë, pranim të qartë nga të dyja palët se ata pranojnë marrëveshjen dhe aneksin, dhe ata marrin një angazhim politik për të filluar zbatimin e saj, ka theksuar Stano.
“Vetë palët janë zotuar të përmbahen nga çdo veprim që do të kishte efekt të kundërt, që do të thotë se do të ishte kundër kësaj atmosfere, atmosferës së nevojshme të angazhimit dhe pajtimit konstruktiv. Pra, shpresojmë që ajo që kemi qenë dëshmitarë gjatë ditëve të fundit, sidomos në Kosovë dhe në veri nuk do të ketë ndikim në takimin e sotëm.” - është shprehur Stano.
#stano #europe #oher #dialog #asociacion #marreveshje #be #kosova #serbi #bruksel
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
![](https://i.ytimg.com/vi/4cpXuM2L20A/maxresdefault.jpg)