#oranews #Kçira
Banorët e fshatit Kçir në Pukë kanë shfaqur jo vetëm folklorin e këngëve të mbartur në shekuj, por dhe veshjet tradicionale.
Këngët e sjella ndër shekuj, duket se janë edhe sot aktuale.
Identiteti kombëtar në këto treva ka qenë gjithnjë moto e jetës. Lahuta është instrument i krijuar në Shqipëri ndaj dhe në këtë fest u luajt mjeshtërisht.
Pak kush di të sjell këto efekte me pipzë të shoqëruar me çifteli.
Veshjet me të kuqen e fortë, të bardhë e me ndërthyrjen e të zezës i shkon si të rinjve ashtu dhe më të vjetërve që u bënë pjesë e këtij Kçira nfest.
Organizatorët shprehen se do ky organizim do të jetë i përvitshëm, si një thirrje që vjen prej paraardhësve.
"Është kthyer në një festë të Kçirës, por që tani ka marrë përmasa të mëdha e është bërë një festë e të gjtihë rrethit të Pukës.
Të vazhdojë vit për vit. Këtu është caktuar muaji maj sidomos," thanë ata.
Kçira në Pukë është një nga zonat më të vjetra të banuara në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/4f__Qa-Fv64/maxresdefault.jpg)