Iris Luarasi dhe vajza e saj, Ashli Abigail rrëfyen në “Rudina” në Tv Klan marrëdhënien e tyre të afërt nënë e bijë. Nga hera e fundit që Ashli ka qenë pjesë e programit të pasdites, kanë kaluar 6 vjet dhe raporti i tyre ka ndryshuar tani që ajo është adoleshente.
Gjatë intervistës përkrah nënës, Ashli u gjend edhe para pyetjeve pak pikante për Irisin ku nuk ngurroi të jepte disa përgjigje me doza humori.
Rudina Magjistari: Ashli, e shikon mamin në debate televizive?
Ashli Abigail: Ndonjëherë. Nuk e di pse, por s’e di si ndihem kur e shoh mamin në televizor.
Rudina Magjistari: Pse?
Ashli Abigail: Shumicën e rasteve është duke u zënë me dikë. Ngaqë e kam mama, normalisht që unë do filloj ta marr inat personin tjetër që është kundër mamit.
Rudina Magjistari: E përjeton emocionalisht.
Ashli Abigail: Po ndërkohë kam babin ngjitur që më thotë “jo, jo s’ka problem se kështu ndodh”.
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #irisluarasi #ashliabigail
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/4jrrG0lhSTg/maxresdefault.jpg)