SHBA ka dërguar 300 ushtarë në Kosovë për të mbrojtur sigurinë e vendit por edhe rajonit, në mesin e tensioneve të paprecedenta në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë.
Rreth 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Indianës janë nisur për në Kosovë në një mision nëntë mujor që për fokus ka garantimin e sigurisë për kosovarët.
Gjenerali amerikan Dale Lyles i cili bëri me dije lajmin, thotë se kësaj brigade do të punojnë për të siguruar që pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës të mos cënohen.
Po ashtu ai thotë misioni i tyre është edhe ruajtaj e paqes në Ballkanin Perëndimor. Këto trupa do të vendosën në kampin Bondsteel në Kosovë.
Ekipi luftarak i Brigadës së 76-të, u nis nga SHBA të shtunën dhe fillimisht u ndal në Gjermani gjatë rrugës për në Kosovë.
Kur të arrijnë në Kosovë, ushtarët e task-forcës do të udhëheqin mision shumëkombësh të trupave të KFOR në Kosovë.
Ky është rotacioni i 31-të i forcave ushtarake të SHBA-së që dërgohen në bazën në Kampin Bondsteel në Kosovë. Trupa nga Polonia, Zvicra, Letonia, Turqia, Sllovenia, Greqia, Hungaria dhe Italia po ashtu shërbejnë në Komandën Rajonale – Lindje në Kosovë që prej përfundimit të luftës.
Aktualisht, 635 trupa amerikane shërbejnë në misionin paqeruajtës në Kosovë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#TopChannel
Ещё видео!