#tvora #rtvoranews
Për herë të gjashtë brenda pak javësh Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar SPAK ku ka depozituar një kallëzim të ri në lidhje me shembjen e godinës. Këtë herë krahas kryeminisrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës janë kallëzuar edhe arkitektin danez Ingels si dhe administratorin e kompanisë Fusha.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar padinë e 6 në SPAK për shembjen e Teatrit.
Kallëzimi i fundit i depozituar në SPAK bëhet kundër kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj, kompanisë private Big-Bjarke Ingels Group dhe kompanisë Fusha dhe administratorit të saj Shkëlqim Fusha.
Po kështu AMT kërkon marrjen e sekuestros preventive ndaj projektit të Ingels për Teatrin dhe pezullimin e procedurave të konkursit për projektin e Teatrit të ri të shpallur nga bashkia Tiranë pas shembjes së tij.
AMT kërkon nga SPAK fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar për kryerjen e veprave penale korrupsionin pasiv në sektorin privat, dhënie e ndihmës për ndërtim të paligjshëm, ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre.
Ndërkohe tre padi të tjera janë depozituar edhe ne prokurorinë e Tiranës ku pritet të merret nje vendim.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!