#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Receta:
4 racione mish pule
1 qepë
2 thelpinj hudhër
2 speca me ngjyra të ndryshme
100 ml verë e bardhë
Kripë dhe piper i zi
2 domate
50 gr pure domate
Vaj ulliri
Polenta:
200 gr polentë
800 ml lëng pule
30 gr gjalpë
Kripë dhe piper të zi
40 gr djathë pekorino të grirë
Në një tigan të thellë ngrohim 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim copat e pulës sa të zverdhet pak. Shtojmë qepën të prerë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku me mishin. Shtojmë specat në shirita dhe i përziejmë për një minutë. Rregullojmë shijen me kkripë dhe piper të zi. S\huajmë mishin me perimet me verë dhe e lëmë derisa alkooli të avullojë. Shtojmë purenë e domates, domatet e qeruara dhe të prera në kubikë i përziejmë dhe i lëmë përbërësit të ziejnë për 15-20 minuta, të mbuluara me kapak, në temperaturë mesatare. Ndërkohë përgatisim poletën.
Në një tenxhere kemi vendosur 800 ml lëng pule të ziejë, shtojmë gjalpin dhe pak nga pak poletën, kripë dhe piper të zi dhe vazhdojmë përzierjen e poletës për 8 minuta, në fund shtojmë ½ e djathit pekorino.
Servirim poletën të spërkatur me pak djathë e në anë të pjatës vendosim mishin me perime e salcë të spërkatur me pak majdanoz.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
![](https://i.ytimg.com/vi/4tY6ZKRfAMc/maxresdefault.jpg)