Intervistë me Afërdita Zaja dhe Kejsi Sinani. Revolucion shkencor për herë të parë në gjuhën shqipe.
Afërdita Zaja i sqaron Kejsit mbi fizikën kuantike, klasike dhe sidomos per Hologramen që profesor Petro Zheji e përmend shpesh në librat e tij shkencore. Cfarë është Holograma, si lidhet kjo vallë me formulën llogjike matematikore të Zotit apo Qenies supreme në Univers në aspektin e shkencës më të fundit? Profesori Petro Zheji e quan Hologramë pra të mos e ngatërrojmë me Holizëm. Holizëm është “e Tëra”, sipas Holizmit vetitë e një sistemi nuk mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet përbërësve të tij. Fillosofia e Vedave është e tëra holistike. Profesori në të gjithë librat e tij por sidomos tek «Libri i Aforizmave», Petro shkruan se Modeli holografik përbën një nga themelet kryesore të shkencës së re dhe paradigmës së saj holistike. Ky model holografik i shtrin dhe i zgjeron interpretimet e tij mbi tërë realitetin qoftë material, qoftë psiqik. Gjëja më themelore e Hologramës është se, tek ajo, një pjesë mund të riprodhojë të tërën. Ne njerëzit (pjesët) jemi bijtë e Hyjnisë, pra pjesë por që kemi humbur lidhjet me të Tërën (Zotin/Hyjninë) qoftë nga egoizmi, padija, kemi humbur sic thoshte Petro, rrugën për tek «holy grail», Kupa e Artë që simbolizon vetë Hyjninë/Perëndinë. Zbulimi i mahnitshëm i Petro Zhejit që është «Algoritmi Simbolik» (artikullimi llogjik i mendimit mitik/mistik) është i jashtëzakonshëm sepse Algoritmi Simbolik ka në vetvete një strukturë holografike, pra kemi praninë e Algoritmit në këtë fushë apo atë fushë të dijes. Ky quhet kriteri i vërtetësisë së Algoritmit Simbolik.
Ndër të tjera kujtojmë aforizmat e Petro Zhejit «Më parë Shlymja (e mëkateve) mandej Shlumja (shpëtimi)» ose edhe «I zgjidhuri është i zgjedhuri» sic profesori mjeshtërisht e ka thënë edhe në italisht «salvare e solvere». Sipas profesorit fizika kuantike si Parimi i Pandashmërisë (-ø), Parimi i Papërcaktueshmërisë së Heizenbergut. Drita është kufiri mes botës tonë dhe botës spirituale, Kodi E e kapërcen shpejtësinë e dritës. Profesori nga gjuhësia (homonimia në latinisht lumen/drite dhe lumen/kufi) dhe Algoritmi Simbolik ka nxjerrë edhe vetë formulën e famshme të Ajnshtajnit ᴇ=mc².
Falë gurusë tim të tanishëm gjigandi mjeshtri i fraktalitetit dhe i vedave Prashant TriVedi unë kam kuptuar shkencën e fraktalitetit, madje mund të them se Prashanti është qenia e vetme fraktale në planetin tokë. Raporti i artë Ф është një konstante matematikore 1,618. E gjithë natyra priret të shkojë drejt raportit të artë që nga degëzimi i pemëve, luleve, dallgët, guackat e detit janë të gjitha në formën e raportit të artë (seria e numrit fibonaci). Forma Hyjnore sipas shkencës së fundit nënkupton një degëzim fraktal, pra jo vetëm degëzim të thjeshtë dosido por degëzim fraktal. Spiralja e Artë ose raportin e artë e gjejmë në mënyrë fare të qartë edhe tek mozaiku i «Bukuroshes së Durrësit». Ekziston një kupë që quhet Kupa e Artë ose «Holy Grail» ku po të shikoni brenda kësaj kupe do të vazhdojë të shfaqet e njëjta gjë, pavarësisht sa e zmadhoni apo zvogëloni. Kjo është paraqitja fizike grafike e Hyjnores. Hermes Trismegistus shënoi në pllakat esmerald si një nga shtatë parimet hermetike "Si lart, ashtu poshtë, si poshtë ashtu edhe lart” që mund t’a paraqesim me anë të algoritmit simblik të Petro Zhejit si (x=-x)=kodi E. Holograma është sqaruar mjaft mirë shkencërisht nga fizikanti i mirënjohur i ditëve të sotme Daniel Winter i cili ka gjetur në fakt formulën holografike matematikore dhe grafike, pra grafikun më të saktë apo formulën e Zotit/Hyjnisë, ose ndryshe grafikun e “Holy Grail” pra Kupa e Artë që tek të krishterët simbolikisht paraqitet si kupa që Krishti apo Magdalena mbante në dorë.
Ne në fakt duhet të mesojmë sesi të dalim nga ky matriksi i kësaj bote këtu, na këshillon Avatari Prashant Trivedi. Prashanti pohon se Adn-ja në trupin tonë është mjeti që ne mund të përdorim për të gjuajtur shpirtin tonë me një shpejtësi më të madhe se shpejtësia e dritës, është si të gjuash shigjetën (shpirtin) nga harku që është trupi. Për këtë gjë duhet që njeriu të përgatisi trupin e tij pra adn-në e tij që të jetë i aftë t’a realizojë këtë. Këtë gjë t’a mëson në praktikë vetëm Jeta Lotusocean që falë Prashantit, unë e jap mësim tek seancat e meditimit lotusocean gratis dhe online cdo javë për të gjithë njerëzit që e duan veten e tyre. Kur brenda adn-së së një njeriu ndodh kjo formë atëherë kjo nënkupton se ai ka gjetur kupën e artë (holy grail). Ka mënyra sesi të mësosh gjakun pra adn-në tënde që të arrijë në një gjendje të tillë formë kupe “holy grail”. Të nevojitet lidhja e duhur me elementët e natyrës, mirënjohja/përulja e sinqertë ndaj nënës tokë, duhet patjetër të kesh respekt dhe të zbatosh në jetën tënde Parimet e Pastra apo Ligjet Hyjnore të Multiversit (të dish si të praktikosh kodin E) që unë ua mësoj njerëzve tek Meditimi Lotusocean falë gurusë Prashant Trivedi.
Ещё видео!